FEMIJA I PORSALINDUR kur nuk fle ben levizje te shumta si me duar dhe me kembe , por keto levizje nuk kane as drejtim e as qellim te caktuar . Pas diteve te para i porsalinduri degjon zhurmat e forta . Ne rast se ne bejme nje zhurme te papritur prane tij shohim se ai ben nje levizje te menjehershme te te gjithe trupit.
NE MOSHEN NJE MUAJSHE foshnja eshte ne gjendje te shikoje si dhe te degjoje zhurmat . Ai vazhdon te beje levizje te shpeshta si me krahe ashtu dhe me kembe , duke mbajtur grushtet te mbyllur dhe te shtrenguar . Ne rast se e veme te shtrire barkas shohim se ben perpjekje per te ngritur koken.
NGA MOSHA DY DERI NE GJASHTE MUAJ foshnja jo vetem shikon por edhe ndjek sendet qe i vihen dhe i levizin perpara syve . Ai gjithashtu fillon te dalloje njerezit qe i qendrojne prane, buzeqesh , kap dhe mban sendet qe i vihen ne duar. Femija ngre dhe mban koken , kthehet dhe rrotullohet kur e leme shtrire . Nga fundi i kesaj periudhe femija nxjerr disa tinguj si dhe disa rrokje te thjeshta . Kur verejme se ne fitimin e ketyre aftesive kemi vonese , eshte mire ta vizitojme femijen te mjeku.
NGA MUAJI I GJASHTE DERI NE MUAJIN E DYMBEDHJETE zhvillimi i femijes si nga ana e levizjeve ashtu dhe nga ana psikike behet mjaft me i shpejte . Femija qendron ulur pa mbeshtetje , zvarritet duke perdorur duart dhe kembet,perpiqet te ngrihet duke u mbeshtetur. Nga muajt e fundit te vitit femija qendron mire ne kembe . Gjate kesaj periudhe femija njeh dhe dallon mjaft mire njerezit e
rrethit te tij . Buzeqesh dhe qesh me kuptim , shfaq qarte shenjat e kenaqesise dhe te hidherimit,
me mire rrokjet dhe ndonje fjale te shkurter. Shija kundrejte ushqimeve behet me e zhvilluar .
NGA MOSHA NJE VJEC DERI DY VJEC femija fiton pavaresi shume me te madhe jo vetem duke levizur e duke ecur lirisht,por duke u njohur me dhomen dhe orendite e shtepise . Ne kete moshe fjalori pasurohet me fjale dhe fjali te reja . Prinderit njihen shume me mire me disa prirje qe shfaq femija si kenaqesia ,pakenaqesia, kokefortesia , bindja e te tjera .
NGA MOSHA DY DERI NE TRE VJEC femija njeh mire figurat e ndryshme ne libra , dallon ngjyrat kryesore , ben pyetje te shumta dhe eshte ne gjendje te pergjigjet per pyetje te ndryshme kur keto lidhen me sferen e jetes se tij . Gjithashtu kujtesa zhvillohet me mire, ai ushqehet vete pa veshtiresi .
NGA VITI I TRETE DERI NE VITIN E GJASHTE zhvillimi i levizjeve , i te kuptuarit dhe i te menduarit perparon mjaft shpejt duke e bere keshtu femijen te afte per te filluar shkollen dhe per te bere nje jete me te pavarur.
Nessun commento:
Posta un commento