Translate
martedì 20 settembre 2016
Shendeti i foshnjes gjate daljes se dhembeve
Ne shumicen e femijeve dalja e dhembeve te qumeshtit nuk jep asnje shqetesim te pergjithshem .
Ne disa femije , vecanerisht kur dalin disa dhembe njeheresh , mishi i dhembeve enjtet dhe behet i dhembshem , por pa paraqitur shenja te mahitjes . Ne keto raste si rrjedhim i ngacmimeve ne vendin ku dalin dhembet , kemi jarge me te shumta , pakesim te oreksit ,si dhe shqetesime.
Ne femijet e shendoshe dalja e dhembeve nuk jep crregullime te pergjithshme. Ajo nuk shoqerohet me ngritje te temperatures , me heqje barku , me te ftohura.
Ne femije te dobet, te cilet kane kaluar se afermi semundje qe i kane shqetesuar ,dalja e dhembeve mund te crregulloje disa funksione , vecanerisht ne tretje te ushqimeve ,por gjithnje ne menyre jo te rende dhe per nje periudhe te perkohshme . Ne rast se keta femije kane ngritje te temperatures , eshte e nevojshme te vizitohen nga mjeku sepse kjo gjendje mund te lidhet me ndonje semundje ose me acarimin e nje gjendjeje te pasheruar.
Nuk eshte e drejte te mendohet se te gjitha shqetesimet dhe semundjet qe i shfaqen femijes gjate kohes se daljes se dhembeve te qumeshtit , te jene te lidhura me daljen e dhembeve .shume here ka ndodhur qe femija te vuaje nga semundje te ndryshme dhe te renda dhe nuk eshte kerkuar vizita mjeksore pasi prinderit kane patur bindje se kjo gjendja ka lidhje me daljen e dhembeve .
Semundjet kryesore qe takohen te femijet gjate moshes se vogel , si heqja e forte e barkut, infeksionet e zorreve ,te ftohurat , nuk kane lidhje me daljen e dhembeve . Keto semundje shkaktohen nga veprimi i mikrobeve , nga ushqyerja e crregullt e femijes , nga mungesa e higjenes .
Per te lehtesuar shperthimin e dhembeve femijes i jepet ndonje ushqim i forte qe kerkon pertypje ,si biskota , nje cop molle , karota e te tjera . Gjithashtu femijes i jepet per kafshim nje material i forte qe ka trajten e nje biskote te gjate sepse duke e kafshuar ate me force ndihmohet e pershpejtohet shperthimi i dhembit
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento